Kosova arriti të shënoi gol në fund të ndeshjes

Kosova arriti të shënoi gol në fund të ndeshjes

Kombëtarja e Shqipërisë U21 sonte e mundi kombëtaren e Kosovës U21, në ndeshjen e cila u zhvillua në kuadër të “Euro 2020”.

Në ndeshjen që u zhvillua në “Elbasan Arena”, Shqipëria U21 e mundi Kosovën U21 me rezultat 2:1, shkruan rtv21.tv

Pjesa e parë e takimit përfundoi me rezultat 0:0, ndërsa në pjesën e dytë, Shqipëria U21 kaloi në epërsi në minutën e 76-të me golin e Shaqir Tafës.

Ndërsa, dyfishimi i epërsisë u realizua në minutën e 81-të nga Arben Muçolli. Ndërkaq, në fund të kohës së rregullt (90′) Kosova shënoi gol për 2:1 me anë të Blend Baftiut.

Kosova dhe Shqipëria gjenden në Gupin 3, të cilit grup i prinë Austria, e pasuar nga Anglia, kurse Kosova është e treta dhe pas humbjes së sontme, thuajse ka shuar shpresat për kualifikim të mundshëm. Ndërsa, Shqipëria është e pesta./21Media