Në vitin 2020 Shqipëria do të jetë vendi i parë në Evropë pa qese plastike

Në vitin 2020 Shqipëria do të jetë vendi i parë në Evropë pa qese plastike

Premtimin ministri Blendi Klosi e beri në fakultetin e inxhinierisë së mjedisit ku prezantoi nismën “Qesja e fundit” .

Klosi tha se do ti kërkohet bizneseve të mos prodhojnë, importojne dhe tregtojnë qese plastike.

“Ne duam që jo vetëm t’u kërkojmë prodhuesve të mos prodhojnë, importuesve të mos importojmë, tregtarëve të mos i shesin por duam t’u kërkojmë qytetarëve që të refuzojnë përdorimin e qeseve plastike . Kemi shumë nevojë t’i kërkojmë brezit të ri të kuptojnë sesa e rëndë është situate sot me qeset plastike. Padyshim ne nuk mund të ndryshojmë botën por ne mund të ndryshojmë Shqipërinë dhe të bëjmë një Shqipëri të pastër.”, deklaroi Klosi.

Por ministri Blendi Klosi kërkoi angazhimin e të gjithë akterëve për të pasur një mjedis të pastër që i shërben edhe zhvillimit të turizmit.

“Se ka ardhur koha që pas 28 viteve të kemi një Shqipëri të pastër dhe të menaxhuar drejt përsa i përket mjedisit. Mjedisi është pasuria jonë e përbashkët që e shfrytëzojmë, e jetojmë, e shijojmë, një pasuri që prodhon kaq shumë të ardhura qoftë nga turizmi por edhe nga shumë gjëra të tjera në Shqipëri, por është një pasuri që e kemi në mënyrë të përkohshme se i takon brezave që do të vijnë, i takon gjeneratave të tjera dhe na takon të gjithëve të mendojmë sesi Shqipëria të jetë e pastër dhe të mos dëmtohet .”, tha ai.

Klosi siguroi se projeki për eleminimin e qeseve plastike do të ndryshojë edhe mënyren e të menduarit të qytetarëve për të mbajtur pastër mjedisin.