Shqipëria zgjohet nga lëkundjet e tërmetit

Brenda orës u shënuan dy tërmete

Shqipëria edhe sot është zgjuar nga lëkundjet e tërmetit.

Dy lëkundje janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm. I pari ishte në orën 06:00 me magnitudë 4.3 ballë në Detin Adriatik dhe i dyti në orën 06:53 me magnitudë 3.3 ballë po me epiqendër në Detin Adriatik.

Në 24 orët e fundit situata duket më e qetë dhe ka pasur më pak lëkundje tërmeti.

 

Tërmeti i ditës së martë me magnitudë 6.4 ballë mori jetën e 51 personave.

Back to top button