Shqipëria rizgjidhet në këshillin ekzekutiv të UNESCO-s

Shqipëria rizgjidhet në këshillin ekzekutiv të UNESCO-s

Shqipëria është rizgjidhur në këshillin ekzekutiv të UNESCO-s. Këtë e ka bërë të ditur ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

“Shqipëria do të vijojë të japë kontributin e saj në fushën e arsimit, shkencës, komunikimit, ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, shpirtërore dhe natyrore.”, ka shkruar Bushati në Facebook.

Pasuritë kulturore të cilat janë të “vulosura”, në UNESCO janë Butrinti, Gjirkoastra dhe Berati. Po ashtu në listën e kryeveprave të kulturës orale bën pjesë iso-polifonia shqiptare e jugut./21Media