Në kullën 64 katëshe të Dubait

Në kullën 64 katëshe të Dubait

Shqiptarët, Rinor Komoni dhe Haki Doku kanë arritur të mahnisin Dubain me pjesëmarrjen e tyre në aktivitetin ndërkombëtar ”Vertikal Tower” në kullën 64 katëshe të Dubait.

Rinori bëri ngjitje për kohën 20 minutëshe, kurse Hakiu me zbritje në karrocë për 45 minuta.

Rinor Komoni është lindur në Prishtinë dhe punësuar në Abu Dhabi. Ai është ngjitur në lartësinë e Pyramid Vincent në MonteRosa 4215m dhe Kilimanjaro 5895m.

Ndërsa, Haki Doku është i lindur në Krujë dhe banon në Milano. Ai ka prezantuar Shqipërinë për herë të parë në lojërat paraolimpike në Londër të vitit 2012, si dhe ka 3 rekorde në librin e Genisit.

Ndryshe, atletët shqiptarë do të marrin pjesë edhe në gara tjera.