Në muajin korrik kulmi i vonesave shkoi në 337 minuta në ditë, e cila ka shtuar numrin e ankesave të qytetarëve

Në muajin korrik kulmi i vonesave shkoi në 337 minuta në ditë, e cila ka shtuar numrin e ankesave të qytetarëve

Në pjesën e parë të këtij viti, qytetarët shqiptarë që iu është dashur të udhëtojnë me linjat e transportit ajror janë përballur me shumë vonesa. Sipas të dhënave të zyrtare të Eurocontrol, rezulton se numri i vonesave në pjesën e parë të 2018 është dyfishuar, me një shifër që shkon në 47,000 minuta në ditë, 133% më shumë se në 2017.

Në raport theksohet se shumica e këtyre vonesave kanë si shkak kryesor, mungesën e kapaciteteve njerëzore të kompanive, por edhe grevave apo kushteve të motit. Gjithashtu rritja e madhe kërkesës nga pasagjerët në periudha të caktuara është shkak i kësaj situatë.

Në muajin korrik kulmi i vonesave shkoi në 337 minuta në ditë. Rritja e vonesave ka shtuar numrin e ankesave të qytetarëve. Në këtë mënyrë gjatë muajit Korrik nga 140 që ishte në muajin e kaluar shifrat shkojnë në 160, duke u rritur me 20 pasagjerë.

Kompensimi për këto raste shkon në 250 euro për vonesat mbi 3 orë. Shifra pritet të rritet akoma edhe më shumë në muajt në vijim, kjo e lidhur me numrin e madh të formularëve të ankimimit, që janë plotësuar nga qytetarët.

Procedurat e kompensimit variojnë deri në 6 javë. Nëse kompania nuk i jep qytetarit përgjigjen e duhur atëherë çështja ndiqet nga ekspertët e AAC-së, me kërkesë të vetë pasagjerit, raporton Oranews.