Marihuana u gjet në pjesën e poshtme të automjetit

Marihuana u gjet në pjesën e poshtme të automjetit

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia kroate në Dubrovnik, pasi u kapën me marihuanë.

Mediat kroate raportuan se operacioni është zhvilluar të dielën në 27 tetor gjatë një kontrolli në pikën kufitare në Karasovici.

Në makinë policia gjeti 28 pako me total 39 kg e 485 gram marihuanë.

Makina me të cilën po transportohej lënda narkotike drejtohej nga një 56-vjeçar shqiptar, ndërsa në të ndodheshin edhe dy persona të tjerë të moshës 44 dhe 36 vjeç, po ashtu shqiptarë./21Media