Shqiptari që duartrokitet nga Policia e New York-ut

Amir Pali është shqiptari i cili shërben në radhët e Policisë së New York-ut (NYPD)

Moment emocionues është kur në të dalë nga spitali, në karrocë dhe i veshur me bluzën me shqiponjën e flamurit kombëtar shqiptar, Pali pritet me duartrokitje nga kolegët e departamentit të Policisë së New York-ut.

Pali (26 vjeç) u plagos aksidentalisht nga kolegu i tij Salvatore Balistreri i cili ndodhej prapa tij dhe po qëllonte në drejtim të një personi i cili deshi t’i sulmonte me thikë. Ngjarja ndodhi ketë të diele në Long Island.

Video është postuar në Instagram nga ushtaraku i Marinës Amerikane, Shqiptari Marko Kepi./21Media

 

Back to top button