Adriatik Cami kampion bote në dy kategori

Adriatik Cami kampion bote në dy kategori

Kikboksieri shqiptar, Adriatik Cami është kampion bote në kategoritë WKF dhe WIPU.

Kampioni nga Dibra hodhi në knock-out kundërshtarin nga Maroku që në raundin e dytë, duke bërë të vetët rripin e dy titujve. Në sallën sportive “Feti Borova”, takimi nisi në malore për Camin, që iu imponua grushtave dhe dominimit të kundërshtarit, por i ruajti forcat për të gjetur goditjet fatale në raundin e dytë.

Disa goditje të sinkronizuara të Camit detyruar kundërshtarin 22 vjeçar të dorëzohet, duke i dhënë të drejtë shqiptarit për të vendosur në brez dy titujt.