Atletico e Madridit ka luajtur paraditen e sotme miqësoren e fundit në prag të sezonit të ri

Atletico e Madridit ka luajtur paraditen e sotme miqësoren e fundit në prag të sezonit të ri

Në një ndeshje që u ndoq nga 6000 spektatorë, Atletico fitoi 1-0, me gol nga Huan Moreno në minutën e 65-të.

Trajneri Diego Simeone hodhi në fushë një formacion pa shumë titullarë, që kishin luajtur në miqësore një ditë më parë.

Keidi Bare luajti titullar dhe tashmë është e sigurt që do të jetë në grupin bazë të Simeones, pasi nga të rinjtë e bashkuar me ekipin e parë ka qenë ndër më të mirët.

Ndërkaq, te Leganes B vazhdon provën Elvi Berisha, i cili shkëlqeu edhe në miqësoren e para dy ditëve kundër CD Guadalaharas, duke shënuar dy gola.

Talenti i Tiranës po bind dhe tashmë diskutimi lidhet me kontratën e tij, sepse nuk dihet ende plani i Leganesit.