Shqiptari vrau vajzën për lidhjen me afganin, e varrosi në oborr

28-vjeçarja, Angjeliqi Petru u vra nga babai

Një shqiptar ka vrarë dhe varrosur vajzën e tij në oborrin e shtëpisë, pasi ishte ishte në një lidhje me një afgan.

Ngjarja ka ka ndodhur në zonën Alepu në ishullin e Korfuzit. Viktimë është 28-vjeçarja, Angjeliqi Petru.

Një shtetas afgan, që ishte në lidhje me 28-vjeçaren ka hedhur dyshimet në polici se vajza mund të ishte vrarë nga babai për shkak se nuk miratonte lidhjen e tyre.

Sipas policisë greke, Angjeliqi ka plagë të rënda në kokë, të shkaktuara nga goditje me mjete të forta.

Babai i 28-vjeçares gjatë marrjes në pyetje nga policia ka pranuar krimin dhe ka treguar vendin ku e kishte varrosur, raporton Oranews.

Back to top button