Në Gjermani, një shqiptar nga Kosova vrau bashkëshorten dhe të dashurin e të bijës

Në Gjermani, një shqiptar nga Kosova vrau bashkëshorten dhe të dashurin e të bijës

Një person i moshës 52 vjeçare me origjinë nga Kosova ka vrarë bashkëshorten e tij dhe të dashurin e vajzës. Raportohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 15 korrikut në Baden-Württemberg të Gjermanisë.

Siç raportojnë mediat gjermane, brenda familjes pati një sherr. 52-vjeçari u largua për një moment dhe u rikthye i armatosur duke qëlluar mbi gruan e tij 45-vjeçare dhe të dashurin e vajzës 40 vjeçar.

Policia arrestoi të dyshuarin, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur.