Viktima u qëllua me armë zjarri

Viktima u qëllua me armë zjarri

Një shtetas shqiptar, 49 vjeç është vrarë mëngjesin e së martës në Terni të Italisë, pasi është qëlluar me armë zjarri.

Sipas raportimeve të mediave italiane, 49-vjeçari është qëlluar në bark teksa po ecte në qendër të qytetit. Si karabinierët, ashtu dhe policia kanë nisur hetimet për identifikimin e autorit.

Disa persona që banojnë në zonë kanë deklaruar se kanë dëgjuar klithma përpara të shtënave. Rrjedhimisht nuk përjashtohet që të ketë pasur një zënkë mes viktimës dhe agresorit.

Shtetasi shqiptar vdiq pak momente pasi u qëllua.