Për krijimin e këtij fustani ajo përdori 48 copa me letra higjenike

Për krijimin e këtij fustani ajo përdori 48 copa me letra higjenike

Mimoza Haska, Shqiptarja e cila triumfoi në kompeticionin për stilimin e fustanit të nusërisë me letra higjenike, fitoi 10 mijë dollarë, transmeton rtv21.tv

42-vjecarja u prezantua në këtë konkurs i cili u mbajt të hënën me fustianin e  nusërisë të krijuar me detaje të ndërlikuara dhe dizajn origjinal.

Veshja është thurur me grep. Linjat horizontale dhe vertikale janë krijuar falë grepit”, tha Haska.

Për krijimin e këtij fustani ajo përdori 48 copa me letra higjenike dhe shpenzoi 400 orë që ta përfundonte. Mimoza krijoi një pamje romantike me anë të trëndafilave të thurur me grep, ndërkohë që i dha më shumë stil duke e bërë të derdhur tek krahët dhe me bisht të gjatë.

Unë jam gjithmonë pas stilit special dhe unik, shumë klasik. Kjo nuk është një ide e zakontë. Është dicka që i përshtatet syrit dhe duket mirë”, shtoi Haska.

Prej vitesh, shqiptarja jeton në Surfside Beach, South Carolina. Mimoza, me origjinë nga Shqipëria, tregoi se grepin mësoi të përdorte nga nëna e saj dhe sa herë që i mungonte shtëpia bënte thurje me grep.

Ky është viti i 15-të që po mbahet ky konkurs, në të cilin nuk lejohen kopsat, zinxhirët apo gjërat e tilla. Stilistët lejohet të përdorin vetëm ngjitës, letër kasele, gjilpërë dhe fije.

Me krijimin e këtij fustani në muajin qershor, Mimoza fitoi një çmim prej 2 mijë e 500 dollarë. /21Media