Lorena ka dëshirë të bëhet e famshme në Kosovë e Shqipëri

Lorena ka dëshirë të bëhet e famshme në Kosovë e Shqipëri

Shqiptarja që po merr pjesë në “The Voice of Switzerland”, Lorena Bejadini sonte tregoi se me muzikë ka filluar të merret qysh nga mosha tri vjeçare.

16 vjeçarja që jeton në Zvicër, në “Fol Shqip Show” u shpreh që më shumti në muzikë e ka përkrahur nëna e saj, shkruan rtv21.tv

Bejadini tha që i pëlqejnë këngëtaret shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, Rita Ora, derisa nga të huajat veçoi Beyoncen.

Ajo më tutje tregoi që po përgatitet për finalen e “The Voice of Switzerland”, e cila pritet të mbahet më 30 mars.

Ajo theksoi që synon të bëhet e famshme si Rita Ora dhe Dua Lipa, derisa shtoi se ka dëshirë të arrijë famë edhe në Kosovë e Shqipëri./21Media