Kërkohet që të ndërhyhet në institucionin e Teatrit Kombëtar

Kërkohet që të ndërhyhet në institucionin e Teatrit Kombëtar

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar i ka bërë thirrje ministrit të Kulturës Kujtim Gashi që të shkarkojë Këshillin Drejtues aktual dhe ta emëroj një të ri.
“ E mëpastaj të shkarkohen edhe drejtori gjeneral dhe udhëheqësi artistik ( ky i fundit, ishte zgjedhur në këtë pozitë, pasi është gjetë në hajni klasike të një vepre skenike dhe vazhdon t’a mbaje pozitën edhe pas sulmit fizik ndaj aktorit Veton Osmani, të bërë me datë 23.05.2017 në byfenë e TKK-se), si përgjegjesit kryesorë të katandisjes se këtij institucioni, në buzëgreminen ku është tani.”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate.
Sipas SHSTKK Teatri aktualisht është në gjendje të rënde duke u pasuar me shkelje sistematike ligjore, keqpërdorim evident të buxhetit, shkeljes së të drejtave themelore të njeriut, (pasuar dhe nga sulme fizike të paprecedenta dhe të pa ndeshkueshme), keqpërdorimit të pozitës zyrtare
Po ashtu Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës, i propozon ministrit Gashi që:

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës, i propozon ministrit Gashi që:
1.Urgjentisht të vihen para përgjegjësisë, ata që e tërhoqën anëtarësinë e TKK-se nga ETC-CTE-ja (European Theatre Convention-asociacioni me i madh i teatrove publike ne Europe) dhe në afat sa me të shkurtër të hyhet në negociim për t’u rianëtarësuar.
2.Te formohet një komision kredibil profesional dy nivelesh ( i përbërë nga artistë dhe juristë kompetent ) për të shqyrtuar të gjitha vendimet e këtij këshilli, i cili qysh në emrimin e tij, ka qenë i jashtëligjshëm (duke pasë në përbërje të tij, tre anëtare në kundërshtim me ligjin).
3. Të formohet një komision profesional për të analizuar të gjitha angazhimet aktoreske në TKK, që nga fillimi i punës së këtij këshilli e deri më sot, duke i evidentuar të gjitha gjetjet në raportin final dhe të bëhet miratimi i rregullores së propozuar nga SHSTKK: ” Për angazhimin e aktorëve të Trupës Rezidente dhe aktorëve të jashtëm”.
4.Të formohet një komision (i përbërë nga financierë dhe artistë ),për t’i analizuar të gjitha kontraktimet që janë bërë në TKK, që nga fillimi i punës së këtij këshilli, të bëhet një raport përfundimtar, ndërsa gjetjet t’i dorëzohen prokurorisë.
Ky duhet te jete hapi fillestar, që në këtë institucion të ndërpritet degradimi i mëtutjeshëm i vlerës skenike, morale, ligjore dhe intelektuale, për t’u orientuar mëpastaj drejt rigjetjes së identitetit te tij./21Media