Dhjetë të tjerë janë lënduar

Dhjetë të tjerë janë lënduar

Shtatë fëmijë kanë vdekur dhe dhjetë të tjerë janë plagosur të dielën, nga aktivizimi i një mine në veri të Aganistanit, bën të ditur zëdhënësi i policisë, Assadullah Dawlatzai. Sipas tij, rrethanat e ngjarjes po hetohen dhe ka bërë të ditur se të gjitha viktimat janë nën moshën 15-vjeçare.

Shpërthimi ka ndodhur në periferi të Mehtarlamit, kryeqytetit të provincës Laghman, në lindje të Kabulit.

Abdul Marouf Jalili nga spitali regjional i Laghmanit ka konfirmuar se të gjithë ishin fëmijë.

Nga shërbimi i Kombeve të Bashkuara për Veprimin ndaj Minave kanë bërë të ditur se në vitin 2017 se rreth 150 njerëz çdo muaj ishin vrarë ose plagosur në Afganistan nga minat dhe të ashtuquajturat mbetje eksploduese të luftës. Shumë mina kishin mbetur nga pushtimi sovjetik në vitet e ’80-ta dhe nga lufta civile e viteve të ’90-ta./21Media