Rregullat e familjes mbreterore që duken qesharake

Rregullat e familjes mbreterore që duken qesharake

Të jesh pjesë e familjes mbretërore nuk është edhe e lehtë, pasiqë ka disa rregulla që duken “qesharake”, por nuk duhet t’i anashkaloni.

Jeta e mbretëreshës Elizabeta dhe familjes së saj nuk është sikurse në përralla. Edhe pse janë familja më e fuqishme, familja mbretërore e Britanisë së Madhe ndjekin disa rregulla që mund të quhen të çuditshme.

Më poshtë mund të lexoni shtatë rregullat “qesharake” të familjes mbretërore.

 1) Të jesh anëtar i familjes mbretërore do të thotë të pranosh çdo dhuratë në mënyrë të sjellshme edhe sikur mos të të pëlqejë. Më pas mbretëresha vendos se cila duhet mbajtur.

2) Princ Philip, bashkëshorti i mbretëreshës duhet të ecë gjithmonë disa hapa pas saj.

3) Gjatë udhëtimeve femrat e familjes kanë gjithmonë një veshje të zezë me vete, për të qenë të përgatitura për ndonjë vdekje të papritur.

4) Nëse një anëtar i familjes mbretërore dëshiron t’i propozojë një femre, duhet të marrë lejen në fillim nga Madhëria.

5) Kur Madhëria ngrihet në këmbë, të gjithë duhet të ngrihen.

6) Nëse gjatë një darke dikush prej anëtarëve të familjes do të lëvizë për në tualet, shprehja që duhet të thonë është ‘Më falni pak’.

7) Nëse mbretëresha mbaron së ngrëni, as ti nuk duhet të hash më./21Media