Gruaja legjendë po pret fëmijën e dytë

Gruaja legjendë po pret fëmijën e dytë

Ylli i Orlandos, Sydney Leroux kthehet në stërvitjet e para të sezonit në muajin e gjashtë të shtatzënisë

Ylli i grave në SHBA, Sydney Leroux, është lavdëruar në të gjitha mediat sociale pas trajnimeve, gjersa është gati në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

28-vjeçarja, është e martuar me Dom Dwyer.

“Unë nuk mendoja se do të ia filloja sezonin e stërvitjeve në muajin e pestë të shtatzënisë, por jemi këtu”, ka shkruar ajo në Instagram.

Disa komentues thanë se ishin “krenarë” për Leroux-in, ndërsa disa të tjetër i referohen asaj si një “legjendë”.

Një person la një koment duke thënë: Kjo është mrekullueshme, transmeton rtv21.tv.

E pyetur për shkencën mjekësore pas trajnimit, ajo tha: “Unë thjesht bëj gjëra jo kontaktuese. Puna me top. Unë nuk e vënë veten në situata ku topin mund të më godas.

Fëmija i dytë i Leroux pritet të vijë më 4 korrik.

Leroux, fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të vitit 2012 dhe Kupën Botërore të Grave në vitin 2015./21Media