Aktorja shfaqet e lumtur

Aktorja shfaqet e lumtur

Pritjen e të bërit prindër është duke e shijuar për herë të dytë aktorja e mirënjohur turke, Bergüzar Korel dhe bashkëshorti i saj, gjithashtu aktor, Halit Ergenç, shkruan rtv21.tv

Gjatë kësaj periudhe çifti po kujdesen që të jenë të rezervuar sa i përket publikimit të fotografive.  Mirëpo çifti nuk ka mundësi se si t’i ik syrit të aparatit nga ana e fansave gjatë kësaj periudhe.

Dyshja së fundmi  janë fotografuar në një qendër tregtare nga fansat e tyre, foto kjo e cila po komentohet shumë në rrjetet sociale.

Shtatzënia duket se ka reflektuar shumë në pamjen e saj e aktores 37 vjeçare.

Berguzari dhe Haliti janë të martuar prej vitesh, ata kanë një djalë të cilin e pagëzuan me emrin Ali.


Të dy u bënë të njohur për publikun kosovar me rolet e tyre në serialin “1001 Netë”./21Media