Restoranti ndodhet në Francë

Restoranti ndodhet në Francë

“Mirazur”, është restoranti më i mirë në botë.

Ky restorant i cili ndodhet në rivierën franceze të quajtur Cote d’Azur, me këtë titull i sfidoi 49 restorante të tjera, të zgjedhura në listën e 50 restoranteve më të mira në botë, shkruan rtv21.tv

“Mirazur” ndodhet buzë malit në një ndërtesë të vitit 1930, dhe ka pamje kah deti. Pamja, toka e deti janë ato që pikërisht inspiruan Mauron ta kthej këtë ndërtesë në shtëpi të ngrohtë mysafirësh, me ushqime nga më të shijshmet.

Sa i përket çmimeve në këtë restorant, një darkë për person kushton deri në 260 euro. Përbërësit ushqimor janë të tërët natyral, gjë që e bën atë mjaft të frekuentuar.

Ceremonia e nderimit me këtë çmim u mbajt në Singapor në muajin qershor, që do të thotë se udhëtimi për përgjegjësin e këtij restoranti në këtë vend, argjentinasin, Mauro, ia ka vlejtur.

Mauro i cili njëherësh është edhe kryekuzhinier, ka thënë se ndihet jashtëzakonisht mirë për këtë çmim.

Ka afro dy dekada që vlerësohet lista e 50 restoranteve më të mira në botë. Ceremonia e parë e këtij lloji, për herë të parë në botë u mbajt në Azi.

Vlen cekur se “Mirazur”, në pozitën e parë këtë vit arriti të kryesojë nga pozita e tretë, duke sfiduar kështu restorantin italian, “Osteria Francescana”./21Media