Hillary Clinton promovoi librin e kujtimeve

Hillary Clinton promovoi librin e kujtimeve

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton dhe ish-kandidatja e demokratëve për presidente, Hillary Clinton, promovoi në Nju Jork librin e saj më të ri, “Çfarë ndodhi”, në të cilin flet për zgjedhjet presidenciale vitin e kaluar, në të cilat pësoi humbje nga Donald Trump.

Për këtë libër të kujtimeve të Klintonit zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sara Sanders, kishte vetëm një fjalë dhe e cilësoi si një libër për keqardhje.

Clinton të martën në librarinë Barns and Nibells nënshkroi me qindra kopje të librit për lexuesit, të cilët kishin pritur me orë të tëra për të hyrë në librari, shkruan rtv21.tv

Clinton në libër përshkruar humbjen e saj të papritur kundër Trumpit, pranon gabimet e saj personale dhe mbron strategjinë zgjedhore të demokratëve.

Ajo është tejet e ashpër në kritikat në adresë të Trumpit, e në libër shpalos edhe disa nga faktorët, për të cilët beson se i kanë kontribuar humbjes së saj, duke filluar që nga përzierja e hakerëve rusë, akuzat që në adresë të saj i ngriti ish-drejtori i FBI-së, Xhejms Komi, e flet edhe për betejën e ashpër kundër rivalit të saj në radhët e demokratëve, Berni Sandersin.

Sanders tha se nuk është e sigurt për atë se a do të lexoi Trump librin e Clintonit, duke theksuar se presidenti amerikan e di fare mirë se çfarë ka ndodhur gjatë fushatës zgjedhore./21Media