Lufta ekonomike SHBA-Kinë

Lufta ekonomike SHBA-Kinë

Shtëpia e Bardhë ka kritikuar Kinën, pasi kjo e fundit ka vendosur tarifa hakmarrëse kundër SHBA-ve, në një sërë mallrash, përfshirë mishin e derrit dhe verën.

Pekini ka futur taksa deri në 25 për qind, në 128 produkte të importuara nga Amerika, pas vendimit të Presidentit Donald Trump për të vendosur tarifa të larta për çelikun dhe aluminin.

Kina tha se masat kanë për qëllim të mbrojnë interesat e saj dhe të balancojnë humbjet e shkaktuara nga tarifat e reja amerikane. Në deklaratën e saj për tarifat, Shtëpia e Bardhë akuzoi Pekinin për siç tha  “shtrembërimin e tregjeve globale”./21Media