Shtëpia e Bardhë: Trump nuk i tha Erdoganit se do ta ekstradojë Gylenin

Ditë më parë u raportua se Trump do ta ekstradojë kl Gylenin në Turqi

Presidenti amerikan, Donald Trump nuk i ka premtuar presidentit turk Recep Tayyip Erdogan gjatë takimit të dy javëve më parë të G20, se do ta ekstradojë klerikun Fetuall Gylenin i cili jeton në SHBA, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë të hënën.

“Ndërsa në takimin me Presidentin Erdogan në G20, presidenti nuk u dakordua për ekstradimin e Fethullah Gylenit,” tha zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti.

Erdogan fajëson Gylenin për orkestrimin e grusht shtetit të dështuar, ku një pjesë e ushtarëve me tanke e helikopterë sulmuan Parlamentin dhe qëlluan mbi civilë të paarmatosur, shkruan Reuters.

Turqia ka kohë që kërkon ekstradimin e Gylenit, i cili jeton në SHBA për gati dy dekada.

Të dielën, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu tha se Trump i kishte thënë Erdoganit gjatë takimit në Buenos Aires se Shtetet e Bashkuara “po punonin për ekstradimin e Gylenit dhe njerëzve të tjerë”.

Gylen nga ana tjetër mohon çdo përfshirje në grushtin shtetin e dështuar.

Ndërsa Trump muajin e kaluar tha se ekstradimi i klerikut nuk është pjesë e përpjekjeve për të lehtësuar presionin turk në Arabinë Saudite lidhur me vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi në Stamboll.

Back to top button