Shtëpia e Bardhë vërejtje për programin nuklear veri-korean

Shtëpia e Bardhë ka tërhequr vërejtjen për programin nuklear veri-korean duke thënë se të gjitha opsionet janë në tavolinë

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka tërhequr vërejtjen për gjendjen e programit nuklear veri-korean, duke thënë se ka kaluar koha dhe se të gjitha opsionet janë në tavolinë.

“Koha ka skaduar, të gjitha opsionet tash janë në tavolinë”, tha zyrtari, duke treguar për mos suksesin e përpjekjeve të administratës që të bisedojë për ndalimin e programit nuklear veri-korean.

Koreja Veriore me sukses ka zhvilluar armët bërthamore në të kaluarën, por ekspertët thonë se shteti tash duhet të zhvillojë teknologjinë për përgatitjen e raketave balistike me koka nukleare.

Trump disa herë ka deklaruar se planifikon t’i bëjë thirrje Kinës që të shfrytëzojë ndikimin e saj në Korenë Veriore që të ndihmojë për ndërprerjen e programit nuklear.

Në intervistën e fundit për ”Financial Times”, Trump tërhoqi vërejtjen se do të veprojë për ndalimin e Koresë Veriore, me ose pa bashkëpunimin e Kinës.

Back to top button