Personaliteti i famshëm televiziv po dëshiron që të harrojë të kaluarën abuzive

Personaliteti i famshëm televiziv po dëshiron që të harrojë të kaluarën abuzive

Në ditën kur ajo dëboi nga shtëpia ish burrin e saj Stephen Belafonte ajo vendosi që të vendoste shtëpinë e saj në shitje, dhe aq shumë është e interesuar që ta heqë nga duart, sa për dy javë sa ka qenë në shitje shtëpia, çmimi i saj ka rënë për 1 milion.

Shtëpia në Hollywood Hills u vu në shitje me datën 22 mars për 8.995 milionë. Të hënën pasi gjykatësi përfundimisht i kërkoi Belafontes të largohej, çmimi i shtëpisë ra në 7.995 milionë, shkruan rtv21.tv.

Burime tregojnë për TMZ se Mel B nuk po jeton aty gjatë kohës që shtëpia është në shitje, pasi ka shumë kujtime të këqija.

Shtëpia është 560 metra katrorë, dhe ka 4 dhoma gjumi e 5 banjo./21Media