Pronari jeton në Gjermani

Pronari jeton në Gjermani

Në fshatin Shakovicë të Podujevës është përfshirë nga zjarri shtëpia e një banori që aktualisht jeton e punon në Gjermani.

Sipas Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur dje rreth orës 05:45 në Shakovicë të Podujevës.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin”, thuhet në raportin e policisë.

Si pasojë e zjarrit në atë shtëpi janë shkaktuar dëme vlera e të cilave ende nuk dihet.

Është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin./21Media