Qeni i shpëton jetën pronarit të tij

Qeni i shpëton jetën pronarit të tij

Një qenë është shpallur hero i ri në qytetin australian të Sidnei.

Qeni i racës Pomeranian shpëtoi pronarin e tij nga një zjarr që përfshiu shtëpinë e tij në mbrëmjen e së hënës, transmeton rtv21.tv.

George Rutonski, pronari i Gucci (emri i qenit), ishte në gjumë kur shpërthyen flakët. Ai u zgjua nga tingujt e lehjes së qenit 2-vjeçar.

Me ndihmën e fqinjëve Rutonski dhe Gucci dolën të sigurt nga shtëpia që po digjej. 58-vjeçari u dërgua në spital dhe është shëndoshë e mirë, falë qenit të tij.

“Siç thonë, miku më i mirë i njeriut është qeni i tij,”-tha Rutonski.

Pjesa më e madhe e shtëpisë, që Rutonski e kishte me qira është shkatërruar ndërsa zjarri mendohet se ka nisur nga një cigare apo qiri i lënë ndezur në dhomë./21Media