Afërdita prezantoi një kënd të shtëpisë në Pragë

Afërdita prezantoi një kënd të shtëpisë në Pragë

Emra të njohur të skenës shqiptare kanë vendosur që personin për ta kaluar jetën ta zgjedhin jo shqiptar dhe ata jetojnë shumë të lumtur me njëri-tjetrin,

Në mesin e tyre është këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj e cila është e martuar me hokeistin çek, Jakub Kindl. Martesa e të cilës është komentuar shumë nga publiku.

Afërdita komentohet edhe për jetën e saj luksoze, të cilën e pasqyron çdo ditë përmes postimeve të shumta në rrjete sociale.

Kështu ka vepruar edhe sot, ku me anë të një postimi në Instastory solli imazhe nga shtëpia e saj, dhe bashkëshortit në Pragë. /21Media