Këtë e ka arritur kompania amerikane Apis Cor

Këtë e ka arritur kompania amerikane Apis Cor

Ndritmi i një shtëpie është sihariq për çdo kënd, sidomos në vende ku ka popullsi të madhe. Në SHBA, kompania ndërtuese me bazë në San Francisko, Apis Cor, ka gjetur një mënyrë shumë efikase për ndërtimin e shtëpive.

Në saje të materialit ndërtimor, i cili tashmë është shumë më i avancuar , ajo ndërton shtëpi e këtë brenda vetëm 24 orëve, shkruan rtv21.tv

Shtëpitë e tilla kanë afro 40 metra katror, si dhe të gjitha gjërat e nevojshme për një banesë. Për ndërtimin e një shtëpie të tillë materiali ndërtimor kushton afro 10 mijë dollarë amerikan. Apis Kor, shtëpinë e parë të tillë e ka ndërtuar në afërsi të Moskës, e sekreti i tërë kësaj, pra ndërtimit brenda 24 orëve është makina që ka ndërtuar Apis Kor, e cila funksionon me anë të teknologjisë 3D./21Media