“Tani shtesën për fëmijën e tretë do ta pranojnë vetëm ata që kanë pak"

“Tani shtesën për fëmijën e tretë do ta pranojnë vetëm ata që kanë pak”

Ministrja e punës dhe politikës sociale në Maqedoni, Mila Carovska, ka thënë se shtesat nuk janë ndërprerë por nuk do të mund t’i gëzojnë të gjithë.

Carovska ka thënë se familjet që kanë të ardhura maksimalisht deri në 12 mijë denarë do të mund të shfrytëzojnë shtesën për fëmijën e tretë.

“Tani shtesën për fëmijën e tretë do ta pranojnë vetëm ata që kanë pak. Me të ardhura të përgjithshme deri në 12 mijë denarë ose deri në pagë minimale në familje. Nëse familja ka të ardhura deri në 12 mijë denarë, ata do të mund ta realizojnë të drejtën për “fëmijën e tretë” siç ka qenë edhe me ligjin e kaluar”, deklaroi Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska./21Media