Shtetasit e Shqipërisë kapen duke vjedhur në Ferizaj

Të dyshuarit janë arrestuar

Dy persona janë arrestuar pasi që janë zënë në flagrancë duke vjedhur, në orët e hershme të ditës së djeshme në Ferizaj.

“Rasti ka ndodhur me 21.01.2020 rreth orës 02:55 minuta në Ferizaj,në rrugën ,,Dëshmorët e Kombit” , ku të dyshuarit, K.I. (m/ sh/Shqipërisë 23 vjeç) dhe i mituri (m/sh/Shqipërisë 17 vjeç) me forcë kanë hy në një kioskë për të vjedhur dhe janë arestuar nga polica.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu policia bën të ditur se të dyshuarit kanë pranuar fajin dhe iu është shqiptuar masa e ndalimit policor për 24 orë, si dhe njoftojnë se rasti do të procedohet për në Gjykatë.

Ndërsa sipas policisë i mituri është i dyshuar edhe për një rast tjetër të vjedhjes në një lokal në Ferizaj, ku me 13 janar të këtij viti janë vjedhur një sasi e cigareve me vlerë 400 euro, 20 euro para të gatshme dhe mbushje telefoni në vlerë 15 euro./21Media

Back to top button