Shkrimtari i njohur Milan Kundera jeton larg vendlindjes

Shkrimtari i njohur Milan Kundera jeton larg vendlindjes

 

Shkrimtarit të njohur çek, i natyralizuar më vonë si francez, Milan Kundera pas më shumë se dyzet vjet në ekzil,i është kthyer shtetësia nga autoritetet çeke.

Ambasadori i Republikës Çeke në Francë, Petr Drulak ka thënë se me këtë rast e ka vizituar shkrimtarin 90-vjeçar në banesën e tij në Paris të enjten kur edhe ia dha certifikatën e shtetësisë çeke.

Ky është një gjest shumë i rëndësishëm simbolik, një kthim simbolik i shkrimtarit më të madh çek në Republikën Çeke. Ai ishte në humor të mirë, vetëm e mori dokumentin dhe më falënderoi”, ka thënë ambasadori.

Autori i veprave me famë ndërkombëtare, ishte përjashtuar nga Partia Komuniste e Çekosllovakisë së atëhershme në vitin 1950 nën akuzën për veprime anti-komuniste.

Kundera ishte bërë figurë e urryer nga autoritetet e asaj kohe dhe ishte vendosur në Francë në vitin 1975. Në vitin 1979, shkrimtarit iu mor shtetësia çekosllovake dhe dy vjet më vonë e fitoi shtetësinë franceze, transmeton “The Guardian”.

Madje, veprat e tij më të famshme duke i  përfshirë “Shkëlqimi i padurueshëm i qenies” dhe “Libri i qeshjes dhe harresës”u shpallën libra të ndaluar në atdheun e tij deri në fundin e viteve të tetëdhjeta.

“Pavdekësia”, i vitit 1988 ishte romani i fundit që e shkroi në gjuhën çeke, ndërsa që nga ajo kohë i ka shkruar edhe katër romane të tjera në gjuhën frënge.

Romani i tij më i ri është “Festivali i parëndësisë”, i botuar në vitin 2014.

Milan Kundera 90 vjeçar jeton larg vëmendjes dhe asnjëherë nuk pranon të jep intervista me gazetarë. Ai e kishte vizituar atdheun për herë të parë pas largimit në vitin 1996 dhe besohet se prej asaj kohe ka bërë edhe vizita të tjera. /21Media