Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hedhur bombën më të madhe jo-nukleare në Afganistanin lindor

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hedhur bombën më të madhe jo-nukleare në Afganistanin lindor

Ushtria e Shteteve të Bashkuara para pak minutash ka bombarduar pjesën lindore të Afganistanit, vetëm disa ditë pasi një ushtar i “Beretave të Gjelbërta” u vra duke luftuar me forcat e shtetit islamik, shkruan rtv21.tv.

Bomba e lëshuar mbi provincën Nangarhar ishte masive, rreth 10 tonë, dhe kishte nofkën MAOB, që do të thotë “Mother Of All Bombs” (Nëna e të gjitha bombave).

Ende nuk dihet për viktima, të lënduar e dëme të tjera, pasi ngjarja ka vetëm pak minuta që ka ndodhur, mirëpo bomba MAOB që nuk ishte përdorur asnjëherë para ditës së sotme është testuar që të rezultojë me dëme masive./21Media

Durim Nitaj April 14, 20179:26 am

Përafërsisht 36 militantë të ISIS-it janë vrarë gjatë
bombardimit në Afganistan. Numri nuk është verifikuar mirëpo zyrtari i
ministrisë Dawlat Waziri tha se asnjë civil nuk është lënduar gjatë shpërthimit
masiv të shpellave dhe tuneleve.

Durim Nitaj April 13, 20176:51 pm

Sekretari për shtyp i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer ka
deklaruar se bombardimi ka ndodhur rreth orës 7 me orën lokale të Afganistanit.
“Ne kemi pasur cak një sistem tunelesh dhe shpellash ku ushtarët e ISIS-it kanë
levizur lirshëm” deklaroi Spicer. Ai gjithashtu tha se këto tunele e shpella janë
përdorur për të lansuar sulme kundër forcave ushtarake të Shteteve të
Bashkuara.

Durim Nitaj April 13, 20176:09 pm

Besohet se zona ku është hedhur bomba është zonë e populluar vetëm nga pjesëtarët e ISIS-it. Qëllimi i bombës ishte shkatërrimi i tuneleve ku operonin ushtarët e Shtetit Islamik. Radiusi i bombës besohet të ketë qenë rreth 300 metra.