"WorldAtlas" renditi 11 shtetet me më shumë ishuj

“WorldAtlas” renditi 11 shtetet me më shumë ishuj

Ndonëse nuk ka një numër të saktë të ishujve në të gjithë botën, shtetet bëjnë llogaritë se sa të tillë kanë brenda territorit të tyre. Numri i saktë i ishujve në botë është i vështirë të përcaktohet edhe për shkak të kritereve që duhet të vendosen se cili mund të konsiderohet ishull dhe cili jo.

Gjithsesi, faqja “WorldAtlas” ka bërë një renditje të 11 shteteve që zotërojnë më shumë ishuj.

Është Suedia që raportohet se ka në territorin e saj 221,800 ishuj, duke u renditur e para, ndërsa në vend të 11-të është Estonia me 2,355 ishuj.

Shumica e e ishujve në Suedi nuk janë të banuar. Ky numër do të thotë që Suedia mund të ketë më shumë ishuj se kudo tjetër në botë. Edhe kryeqyteti i vendit, Stokholmi, është një arkipelag i katërmbëdhjetë i ishujve të lidhur me mbi 50 ura dhe gjithashtu ka qytetin mesjetar të Gamla Stan, muzetë dhe pallatet mbretërore. Ishulli i Ölandit ka plazhe të mirëmbajtura, një kështjellë dhe struktura që datojnë 5000 vjet më parë, duke e bërë kështu ishullin një bend të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ishujt e tjerë ofrojnë vende të mira për not, peshkim dhe sporte të tjera ujore.

Me një total prej 221.800 ishujsh, Suedia ka më shumë ishuj se çdo vend tjetër në Tokë, e ndjekur nga Finlanda dhe Norvegjia./21Media