Ekspozita “Shteti në kohë”

Ekspozita “Shteti në kohë”

Sonte në Galerinë Kombëtare të Kosovës prezantohet një shtet ndryshe, një shtet që nuk është i vendosur në hapësirë por në kohë. Projekti artistik “Shteti në kohë” është themeluar në vitin 1992 dhe që nga atëherë me “pasaportën” e këtij shteti janë pajisur mbi 15 mijë qytetarë nga e mbarë bota.

“Shteti në kohë” është projekt i grupit të artistëve IRËIN dhe organizatës NSK të cilët në vitin 2017 këtë projekt e kanë prezantuar edhe në bienalen e artit në Venecia.