Lirohen të burgosurit për krime jo të dhunshme

Lirohen të burgosurit për krime jo të dhunshme

Shteti i Oklahomës ka liruar 500 të burgosur amerikanë, 462 prej të cilëve ishin dënuar për krime jo të dhunshme.

Qytetarët e Oklahomës kanë votuar në 2016 një projektligj që parashikon dënim të ulët për personat e kapur me sasi të vogla droge dhe krime të vogla si vjedhje në dyqane, transmeton rtv21.tv.

Numri i krimeve është shumë i lartë e cila e rendit vendin me numrin më të madh të të burgosurve. Disa prej tyre vuanin dënimin prej tre vitesh përpara se të miratohej ligji për krimet e vogla./21Media