Shtohet numri i lindjeve në Kosovë

1 min read

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2022 në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, u lindën 4 mijë e 379 foshnje, 200 më shumë se sa në vitin e kaluar për të njëjtën periudhë kohore.

Bëhet e ditur se në 1 mijë e 623 raste lindjet u kryen me intervenim kirurgjik.

Nga numri i përgjithshëm i lindjeve, 2 mijë e 344 foshnje janë meshkuj dhe 2 mijë e 160 foshnje tjera janë femra.

Gjatë këtyre muajve u regjistruan 111 lindje me binjakë dhe 7 lindje me trinjakë./21Media