Shtohet numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

4 të vdekur dhe 153 të infektuar

Shënohet viktima e katërt në Itali nga koronavirusi. Viktima është një 84-vjeçar nga Bergamo. Numri i të infektuarve mbetet 153, 111 në Lombardi, 21 në Veneto, 9 në Emilia-Romagna, 3 në Piemonte, 3 në Trentino dhe 2 në Lazio, përfshirë tre të vdekurit dhe një person i shëruar.

Autoritetet kanë izoluar 11 bashki midis Lombardisë dhe Venetos, në zonat e shpërthimeve. Në zonën e Lodit, policia bllokoi zonat e hyrjes dhe daljes, duke njoftuar shoferët se sapo të hynin në bashki, ata nuk do të mund të dilnin dhe anasjelltas.

Në Vo ‘Euganeo (Padova), ku u regjistrua viktima e parë, masat e mbrojtjes së “zonës së kuqe” fillojnë në orën 7. Mbi 50 mijë njerëz janë vendosur në karantinë në komunat e izoluara./21Media

Back to top button