Shtrenjtohen produktet ushqimore

INSTAT: Inflacioni në qershor 2.2 %

Shtrenjtimi i produkteve ushqimore si dhe lëndeve djegëse kanë dominuar ne rritjen e çmimeve gjate muajit qershor në Shqipëri.

Instituti i Statistikave publikoi inflacionin për ketë periudhe, duke theksuar se ai arriti ne masën 2.2 %. Por sipas eksperteve kjo rritje çmimesh per ushqimet duket se do te vijoje edhe gjate muajit korrik për shkak te thatësirës qe ka pllakosur vendin prej muajsh.

Pavarësisht shtrenjtimit te produkteve dhe shërbimeve, inflacioni vijon te jete poshtë kufirit te parashikuar nga Banka e Shqipërisë, ne masën 3 %.

Back to top button