Vërshimet shtyejnë afatin e pranimit të studentëve të rinj

Vërshimet shtyejnë afatin e pranimit të studentëve të rinj

Është shtyrë deri me datë 13 korrik 2019 në ora 16:00 afati për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore – bachelor, në vitin akademik 2019/2020, në Fakultetin e Shkencave Matematike – Natyrore dhe në Fakultetin e Filologjisë në UP.

“Kjo shtyrje bëhet pasi që në këto dy fakultete, dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut kanë bërë që aplikimi të pezullohet për disa orë gjatë periudhës zyrtare të afatit për aplikim.”, thuhet në njotimin e Universitetit të Prishtinës.

Në objektin e Fakultetit të shkencave Matematiko-Natyrore dhe Filologjisë në kuadër të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, uji depërtoi brenda objektit duke rrënuar gjithçka. Në disa foto të siguruara nga portali rtv21.tv shihet se ky objekt në katin e tretë është vërshuar./21Media