U shty aktivitetit për bamirësi i planifikuar për 28 Nëntor

U shty aktivitetit për bamirësi i planifikuar për 28 Nëntor

Në shenjë solidarizimi, Këshilli Organizativ në bashkëpunim me Federatën e Atletikës njoftuan se do të bëhet shtyrja e vrapimit rrugor të planifikuar më 28 Nëntor 2019 në Ferizaj, me qëllim të kontributit bamirës për familjet në nevojë.

Arsyeja e shtyrjes së aktivitetit të paraparë në këtë datë, do të bëhet për shkak të ngjarjeve tragjike që po përjeton populli shqiptar dhe situatës që po mbretëron në Shqipëri.

Aktiviteti “Vrapojmë për bamirësi” është shtyrë për kohë të pacaktuar.

Shqipëria në mëngjesin e së martes është tronditur nga disa tërmete të forta të njëpasnjëshme, me pasoja në njerëz dhe dëme të mëdha materiale. Deri tani ka shkuar në 32 numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri, teksa raportohet për qindra të lënduar.Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm Shqipërinë, por edhe vendet e rajonit, të cilat kanë ngushëlluar dhe mbështetur popullin shqiptar.