Britania e Madhe do të dilte nga blloku të enjten, por Johnson u detyrua të kërkonte një shtyrje

Britania e Madhe do të dilte nga blloku të enjten, por Johnson u detyrua të kërkonte një shtyrje

Liderët e Bashkimit Evropian ranë dakord të shtyjnë Brexitin deri më 31 janar 2020, çka do të thotë se Britania nuk do të dalë nga blloku të enjten, siç ishte planifikuar.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha se kjo ishte një shtyrje, çka do të thotë se Britania e Madhe mund të dalë nga BE edhe para afatit të fundit nëse marrëveshja do të miratohet në parlament.

“Ishte një takim i shkurtër dhe efikas dhe unë jam i lumtur me vendimin e marrë”, ka thënë Michel Barnier, negociatori i BE-së pë Brexit.

E gjithë kjo vjen në një kohë kur deputetët përgatiten të votojnë propozimin e Boris Johnson për zgjedhje të parakohshme më 12 dhjetor.

Një burim nga Downing Street ndërkohë tha se qeveria do të prezantonte një propozim thuajse identik me atë të liberal demokratëve dhe SNP të martën nëse laburistët do të votonin planin e tyre më pas dhe se do të kishte zgjedhje para krishtlindjeve, në çdo rast.

Britania e Madhe do të dilte nga blloku të enjten, por Johnson u detyrua të kërkonte një shtyrje pasi parlamenti nuk mbështeti marrëveshjen e tij për Brexit.

Johnson në vazhdimësi ka thënë se Britania e Madhe do të dilte nga BE më 31 tetor, me apo pa marrëveshje, por ligji kërkon nga ai të pranojë ofertën e BE për shtyrje. Johnson po përpiqet tani të bindë deputetët të bien dakord për një agjendë të re për marrëveshjen e tij të Brexitit dhe zgjedhje më 12 dhjetor.