Nuk dihet se kur do të mbahet

Nuk dihet se kur do të mbahet

Komiteti Olimpik i Kosovës njofton se është shtyrë gara në disiplinën lëshim i shpejtë, ku ishte paraparë të garonte skitari ynë, Albin Tahiri në LOD PyeongChang2018.

Sipas Komitetit , shkak për shtyrjen janë bërë erërat e forta, të cilat po mbretërojnë në Qendrën Skitare Jangseon, rreth 40 km larg PyeongChangut.

Sipas organizatorëve, gara nuk do të mbahet sot, kurse dita e mbajtjes së saj do të vendoset më vonë./21Media