Seanca e sotme ishte paraparë të vazhdonte me marrjen në pyetje të të akuzuarit të shtatë

Seanca e sotme ishte paraparë të vazhdonte me marrjen në pyetje të të akuzuarit të shtatë

Shkak për shtyrjen e kësaj seance ishte mungesa e anëtarit të trupit gjykues Vesel Ismaili. Gjykatësi Vesel Ismaili gjendet në trajnim në Gjermani.

Seanca e sotme ishte paraparë të vazhdonte me marrjen në pyetje të të akuzuarit të shtatë, Bajrush Konjusha. Seanca e radhës e cila ishte paraparë të mbahej nesër me datën 31.10.2019 gjithashtu është shtyer, ndërsa seanca e radhës u caktua për datën 12 dhe 13 dhjetor 2019.Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj 10 personave në lidhje me këtë rast më 28 shkurt.Aktakuza ka të bëjë me plagosjen e ish-politikanit kosovar të viteve 1980, Azem Vllasi, tani avokat.

Ky proces gjyqësor është duke u gjykuar nga trupi gjykues i përbërë nga gjykatësit, Naime Krasniqi- Jashanica kryetare e trupit gjykues, si dhe dy anëtarët e tjerë Valbona Musliu- Selimaj dhe Vesel Ismajli.Ndërsa aktakuzën e Prokurorisë është duke e përfaqësuar prokurori Special Sylë Hoxha.

Pjesë e aktakuzës janë veprat penale duke filluar nga hakmarrja, ndihma, dhunimi, përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Sipas Prokurorisë, të akuzuarit planifikonin shkatërrimin e strukturave themelore politike, kushtetuese, ekonomike apo shoqërore të Republikës së Kosovës me sulme dhe me vrasje ndaj personaliteteve më të larta shtetërore duke filluar nga ish-funksionarët e lartë të Kosovës prej vitit 1980 deri në 1991, duke i konsideruar si tradhtarë të vendit, e poashtu funksionarët nga viti 1999 deri në vitin 2016.

Sipas aktakuzës, organizata kishte grupe guerile, ndërsa kërkonte që Enver Hoxha të njihej si hero./kallxo