Capo: Të gjitha biletat e shitura janë të rregullta pavarësisht datës

Capo: Të gjitha biletat e shitura janë të rregullta pavarësisht datës

Reperi i njohur shqiptar, Capital T ka paralajmëruar fansat se koncerti në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, i cili është paraparë të mbahet nesër është shtyer për të premten.

Capital T ka treguar se koncerti është shtyer për shkak të motit me shi që do të mbajë nesër, shkruan rtv21.tv

“Siç edhe e keni pa krejt është gati në sheshin ‘Nënë Tereza’. Mirëpo për shkak të motit i cili parashikon shi përgjatë gjithë ditës së nesërme, Time Capsule mbahet një ditë ma vonë, 20 shtator, i njëjti ven, e njëjta orë. Sigurisht krejt biletat e shitura janë të rregullta pavarësisht datës. Ju falënderoj shumë për mirëkuptimin e shpresoj që nuk ju kemi shkaktu asnjë pengesë.
Për çdo send lidhur me këtë çështje shkruani në [email protected] e dikush ju përgjigjet menjëherë. Shihemi pasnesër!!”, ka shkruar Capital T në Instagram.

Ndryshe, “Sytë e tu” është projekti i fundit muzikor që Capital T ka publikuar më katër gusht. Kënga ka arritur mbi gjashtë milionë klikime në Youtube./21Media