Edicioni 73-të i këtij festivali ishte planifikuar të mbahej në muajin maj

Edicioni 73-të i këtij festivali ishte planifikuar të mbahej në muajin maj

Festivali Ndërkombëtar të Filmit në Kanë, është analuar për shkak të koronavirusit.

Edicioni 73-të i këtij festivali ishte planifikuar të mbahej nga 12 deri më 23 maj. Sipas njoftimit të Festivalit të Kanës, mbajtja e festivalit shtyhet për në fund të qershorit, apo fillim të korriku të 2020-ës.

“Sot, ne morëm  vendimin e mëposhtëm: Festivali i Filmit në Kanë nuk mund të mbahet në datat e përcaktuara, nga 12 deri në 23 maj. Disa hipoteza janë duke u shqyrtuar, kryesorja prej të cilave do të ishte një shtyrje e thjeshtë, në Kanë, në fund të qershorit – në fillim të korrikut 2020”, thuhej ndër të tjerash në njoftimin e organizatorëve të festivalit.  .

Po sipas kësaj komunikate organizatorët thojnë se për kohën e saktë të mbajtjes së festivalit do të njoftojnë me kohë. /21Media