Shtyhet ndeshja për shkak të tërmetit në Shqipëri

Shtyhet ndeshja për shkak të tërmetit në Shqipëri

Shtyhet ndeshja vëllazërore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, e cila ishte e paraparë të zhvillohet më 28 nëntor në Shkodër.

Ndeshja është shtyrë për një datë tjetër e cila do të caktohet më vonë, shkruan rtv21.tv.

Ky anulim ka ardhur si pasojë e tërmetit të fuqishëm që ka prekur Shqipërinë mbrëmë. Nga ky tërmet mbeten të vdekur 27 persona dhe më shumë se 650 persona lënduar.

Ndeshja ishte paraparë të zhvillohej për nder të Ditës së Flamurit ndërsa Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ofron ndihmën e saj për vëllezërit tanë në Shqipëri për çfarëdo që kanë nevojë. FBK-ja shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe të lënduarve u uron shërim sa më të shpejtë./21Media