Premiera e filimit do shfaqet në muajin nëntor

Premiera e filimit do shfaqet në muajin nëntor

Filmi i quajtur “No time to die”, më parë ishte planifikuar të publikohet në prill, por siç raporton The New York Times, për shkak të koronavirusit premiera e këtij filimi do të shfaqet në muajin nëntor.

Përmes një deklarate studiot e filmave MGM dhe Universal, producentët e serialeve Michael G. Wilson dhe Barbara Broccoli kanë thënë që “pas shqyrtimit të kujdesshëm dhe vlerësimit të plotë të tregut global teatral, publikimi i ‘No Time to Die’ do të shtyhet deri në muajin nëntor të vitit 2020”.

“No time to die”, është episodi i 25-të i ekskluzivitetit të filmave Bond, i cili shënon paraqitjen e pestë dhe të fundit të Daniel Craig si agjent sekret.

Është filmi i parë i James Bondit që nga “Spectre”, i cili fitoi më shumë se 880 milion dollarë në të gjithë botën kur u publikua në vitin 2015, dhe buxheti për “No time to die” është raportuar të ketë qenë 250 milionë dollarë.

Përndryshe kolona zanore e këtij filmi i është besuar senzacionit të momentit, yllit të këngëtares pop Billie Eilish dhe titullohet “Saturday Night Live”. /21Media