Policia me sugjerim

Policia me sugjerim

Protesta e paralajmëruar nën moton “No Nobel for Handke” nga një grup artistësh para ambasadës së Suedisë në Prishtinë, për sot në ora 11:00 është shtyrë për një ditë tjetër.

Një grup artistësh e kishin paralajmëruar këtë protestë në shenjë pakënaqësie ndaj Akademisë Suedeze për dhënien e çmimet Nobel, shkrimtarit kontrovers austriak, Peter Handke.

Regjisori Ben Apolloni, organizatori i kësaj proteste, ka thënë në një prononcim për kallxo.com se shtyrja kësaj proteste për një ditë tjetër është bërë me sugjerimin e Policës së Kosovës për arsye sigurie.

“Vendimi për të shtyrë protestën është marrë me sugjerimin e Policisë së Kosovës për arsye sigurie”, ka thënë Apolloni.

Pritet që gjatë ditës së sotme të ketë një takim në mes të policisë dhe organizatorëve nga ku do të dihet detajet dhe dita eventuale e protestës./kallxo.com